"Edi Rama kukull e Vuçiç", Berisha rendit arsyet pse qytetarët duhet t'i bashkohen protestës sot

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta ditën e sotme para kryeministrisë në kuadër të vizitës së Presidentit serb në Tiranë, Aleksandër Vuçiç.

Zoti Berisha përmes një postimi në Facebook ka renditur dhe arsyet se spe qytetarët duhet t'i bashkohen kësaj proteste.

1.   “Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon te ndjek politiken e shefit te tij!

2.   Ballkani i Hapur është projekt qe e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë se Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi qe te konkretizohet!

3.   Edi Rama po behet pjesë e këtyre agjendave dhe është bere nje kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se te behet vone.

4.   Kosova ka akoma plage te hapura per te cilat Vucic eshte nga pergjegjesit kryesor. Pervec kesaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptareve te Kosoves ne lufte, andaj nuk eshte i denje qe te pritet ne Tirane e aq me pak qe te bashkepunohet me te.

"Edi Rama kukull e Vuçiç", Berisha rendit arsyet pse