Malësisë së Madhe i shtohet një dëshmi mbi 1500 vjeçare e identitetit kombëtar
Territorit të Malësisë së Madhe dhe qarkut Shkodër i është shtuar një tjetër dëshmi e rëndësishme mbi 1500 vjeçare e identitetit kombëtar.
Pas 3 vitesh punë kërkimore, zbulimi dhe ekspozimi i kishës Paleokristiane të Hotit, që i përket shekullit 5-6 para Krishtit, mund të quhet e përfunduar.
Kosta Daiç: Jemi të lumtur që projektin po e mbyllim me rezultate pozitive. Edhe pse gjatë rrugës patëm jo pak probleme, fillimisht me termetin e më pas Covid. Ne si dioqezë jemi prej vitit 2012 përfituese e projekteve të financuara nga BE, prandaj edhe ju përgjigjem thirrjes së Institutit Arkeologjik. Njerëzit tashmë mund të shohin këtë trashëgimi kulturore, për tëe kuptuar rrënjët, traditat dhe kulturat prej nga vijmë. Të tregojmë që Krishtërimi nuk është pika që na lidh vetëm me Malin e Zi, por me të gjithë Europën.
Shqipëria duhet ta fusë në guidat e saj këtë kishë, që të kthehet në një vend studimor për të rinjtë dhe arkeologët, si dhe si një destinacion turistik që i shton vlerat malësisë.
Ormir Shqarri: Thesar i pazbuluar që nxënësit e kësaj zone të nxjerrin arkeologët e ardhshëm.
Gjoke Luli: Kemi disa kisha të tjera në këtë zonë, ne duhet të kërkojmë.
Ishin banorët e zonës që të parët ranë në gjurmët e këtyre mureve të vjetra dhe më pas kisha katolike me dokumentat e saj, hodhi dritë mbi këtë objekt.
550 mijë euro financoi Bashkimi Europian në këtë projekt të dy shteteve fqinje.

