Shqipëria me Blloshmin në Venecia, piktorja që ndërroi jetë nga Covid në Bienalen 2022

Lumturi Blloshmi do të përfaqësojë Shqipërinë me artin e saj në Bienalen e 57-të të Venecias që çelet në 23 prill të vitit të ardhshëm. Autoritetet shqiptare sqarojnë arsyet se pse përzgjodhën këtë piktore.

Shqipëria do të përfaqësohet  në Bienalen e Venecias nga punët e artistes Lumturi Blloshmi, e cila ndërroi jetë nga Covid një vit më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Kulturës.

Ajo tha se përzgjedhja e Blloshmit është përtej homazhit të piktores.

Margariti: Ministria e Kulturës e pa të udhës ti bëjë një homazh jo vetëm figurës me një temperament të rrallë por e përzgjodhi dhe për artisten e vitit 2022 për ti bërë dhe një homazh figurës së femrës dhe gjithë artistëve që kemi humbur në këtë periudhë të vështirë të pandemisë.

Përfaqësimi i Shqipërisë me Lumturi Blloshmin në këtë event është një simbolikë e veçantë.

Me një natyrë rebele dhe eksperimentuese arti, që  Blloshmi i ka dhënë vendit tonë na prezanton denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Bienalja e 57-të e Venecias do të hapet me 23 prill e zgjat deri në 27 nëntor 2022.