Teatri “Bylis” 50 vjet art, Luftar Paja shpallet “Qytetar Nderi”, Gramoz Ruçi rikthehet në publik

Teatri "Bylis" në Fier festoi 50 vjetorin  e themelimit më një rikonstruksion të plotë, ndërsa Luftar Paja, u shpall qytetar nderi i Mallakastrës. Festa riktheu në publik Gramoz Rucin, si rrallë herë që kur u tërhoq nga politika.

Inaugurimi i rikonstruksionit të Fierit ku për gati 3 dekada ka dalë deputet, riktheu Gramoz Rucin në publik si rrallë herë pas tërheqjes nga politika.

Arti dhe teatri e bënë bashkë me bashkëpunëtorët në Partinë Socialiste.

Por në teatrin “Bylis” kishte festë të dyfishtë.

Aktori i mirënjohur Luftar Paja festoi 80 vjetorin e lindjes, ndërsa kolegë e miq e uruan atë me këngë, tortë e qiri.

Paja u dekorua me titullin “Qytetar Nderi” i Mallakastrës, ndërsa të gjithë vlerësimin dhe arritjet e tij ai ia dedikoj publikut që si rrallëherë tha se e ka lënë pa fjalë.

"Nuk di t'i shpreh emocionet, mi shpreh zemra me këta njerëz të mrekullueshëm. Është gjynah që mos i kesh në zemrën tënde sepse këta janë njerëzit që të kanë rritur," tha Paja.

Emra të njohur të skenës iu bashkuan për shtëpinë e re të artit në Fier e cila iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë për herë të parë që prej krijimit në vitin 1971.

Teatri “Bylis” 50 vjet art, Luftar Paja shpallet “Qytetar