Mbyll sytë poeti i njohur shqiptar Arben Duka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2021, 10:55
Është ndarë nga jeta poeti i njohur shqiptar Arben Duka. Lajmin e ka bërë me dije në facebook, gazetari Aleksandër Çipa.
"Lamtumirë Arben Duka! Mirëmbeç Poet i pavdekshëm!!!"
Mësohet se Duka ka ndërruar jetë si pasojë e një arreasti kardiak.
Duka është autor i dhjetra teksteve këngësh pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH.
Ai ishte i angazhuar dhe në shtypin e shkruar ku komentonte zhvillimet politike dhe shoqërore përmes vargjeve.
