Ndërron jetë në moshën 93-vjeçare regjisorja e njohur, gruaja e parë e nominuar për Oscar

Është ndarë nga jeta ikona e madhe e kinematografisë italiane, Lina Wertmüller.

Regjisorja 93-vjeçare ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, 8 dhjetor, në banesën e saj në  Romë.

Lina ishte gruaja e parë në histori që u nominua për çmimin Oscar, si regjisorja më e mirë, për filmin "Pasqualino Settebellezze", në vitin 1977.

Ajo lindi më 14 gusht 1928 dhe ka qenë regjisorja e një sërë filmash, si "E pushtuar nga një fat i pazakontë në detin blu të gushtit", "Mimi metalurgjik i plagosur për nder" dhe "Filma dashurie dhe anarkie".