Lezha kthen festën e Rock-ut

Muzika Rock u rikthye pas shumë vitesh mungesë në Lezhë.

Nxënësit e shkollave të mesme sollën këtë risi teksa u ngjitën në skenën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.
Ata ndoqën në këtë mënyrë gjurmët dhe traditën e grupit të njohur Djemtë e Detit.

Institucionet premtuan mbështetje të të rinjve si një mënyre për të mbajtur aktive jetën kulturore në këtë qytet.

Eventi muzikor Rock Fest tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, ndërsa u shpërndanë dhe çmime për këngëtarët më të mirë.