Pas shembjes së Cirkut Kombëtar, qeveria shkarkon dhe drejtorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2021, 20:23
Rreth dy muaj pas shembjes së Cirkut Kombëtar që ndodhej në afërsi të qendrës së Tiranës, pasi trualli ku ishte ngritur çadra ju rikthye pronarit, Këshilli i Ministrave ka vendosur mbledhjen e kësaj të mërkure shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni.
V E N D I M
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ilirjan Gjini, drejtor i Cirkut Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
