"Jam me shumë fat" Ky është adoleshenti me gojën më të madhe në botë

Isac Johnson është adoleshenti me gojën më të madhe në botë.

16-vjeçari ka hyrë në librin e rekordeve Guinness, për gojën më të madhe në botë, rreth 10 centimetra.

Adoleshenti ka fituar për herë të dytë rekordin botëror Guinness.

“Unë mendoj se thjesht goja u rrit me kalimin e kohës teksa unë u rrita”, është shprehur Johnson.

Ndërkohë, ai shpreson të fitojë dhe një rekord të tretë botëror.

"Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme e mahnitshme,  jam shumë me fat që e kam thjesht në mënyrë natyrale. Të kem një gojë të madhe nga natyra," tha Johnson.