Zebervoki sjell serinë e dytë të filmit “Sedër”, regjisori rrëfen se çfarë e lidh me filmin dhe aktrimin
Së shpejti në kinematë e kryeqytetit do të shfaqet seria e dytë e Filmit “Sedër”.
Film aksion-komedi-dramë u shfaq me serinë e parë në shtator të vitit 2019. Të ftuar sot në studion e “Jeto me Orën” regjisori dhe producenti Marius Dervishi ose siç njihet nga të gjithë Zebervoki si dhe dy aktorë të filmit Arbër Xhemali dhe Xheni Brahaj të cilët treguan më tepër rreth filmit.
Marius Dervishi trego sesi lindi ideja e filmit dhe çfarë e lidh atë me këtë fushë.
“Unë nga publiku jam i njohur për videot imitimet dhe këngët komike por më pas nisa filmin “Sedër” ku nisi si projekt Youtube por duke u pëlqyer shumë nga publiku me ndihmën e miqve të mijë u bë e mundur që ta merrnim më seriozisht këtë pjesën e filmit” u shpreh Dervishi.
Ai tregoi se pse vendosi që filmin ta ndante në dy pjesë.
“Në fillim e nisa për ta bërë një pjesë por kuptova që do ngjeshej shumë si fabul dhe si film e kështu vendosa që ta ndaja në dy seri. Fabula e filmit nis nga një zënkë mes dy fëmijëve ku njëri prej tyre e kishte babanë të varur nga lëndët narkotike, por kur shkon në shkollë dhe sheh që babi i fëmijës tjetër kishte një fizik të madh ai qëllon djalin e tij me shpullë duke ndryshuar qëllimin që kishte në fillim. E më pas do të bind djalin e tij se ai është më i fortë se babi i djalit tjetër” u shpreh Dervishi.
Ata treguan edhe sesi lindi bashkëpunimi mes tyre.
“Unë kam qenë në një botë tjetër me pesha me hekura por ja qe erdhi Mariusi dhe ma ndryshoj të gjithë rrjedhën. Por po ndihem shumë mirë me rolin që kam në film” u shpreh Arbër Xhemali.
Ndërsa aktorja Xheni Brahaj tregoi se që e vogël ka ndjekur kurse private për aktrim dhe e ka dashur gjithmonë si fushë.
“Duke qenë se me Mariusin kemi vite shoqëri me erdhi mundësia të bëjë ëndrrën realitet. Të gjithë mikëpritës dhe të gjithë shumë profesionist dhe jam ndjerë shumë rehat gjatë xhirimeve. Ende nuk kam nisur pjesën më të vështirë” u shpreh Xheni Brahaj.
Mariusi tregoi edhe për bashkëpunimin me aktoren Marjana Kondi.
“Bashkëpunimi me të është shumë i bukur, shumë profesional dhe shumë komik është një aktore shumë e dashur për publikun dhe na e ka bërë më të lehtë bashkëpunimin” u shpreh Dervishi.
Mariusi nuk la pa përmendur edhe disa detaje nga pjesa e dytë e filmit e cila pritet të dal në fund të shkurtit ose fillim të marsit të viti 2022.
“Atentati që bëhet në fund të pjesë së parë ka qenë i adresuar për babanë e njërit nga djemve personazhit të Sokolit pavarësisht se në film duket sikur është nisur për babanë tjetër që ishte i përfshirë edhe në organizata kriminale.
Dhe kjo gjë zbulohet në pjesën e dytë që atentati ka qenë për Sokolin” u shpreh producenti.
Mariusi tregoi se një pjesë e madhe e xhirimeve është zhvilluar në Kosovë dhe një pjesë e kastit është nga Kosova dhe se ka qenë një bashkëpunim shumë i suksesshëm.
Mariusi gjithashtu imitoj në studio edhe një nga personazhet më viral në rrjetet sociale Ardi Daullxhiun.

