“Makbethi” i ditëve tona premierë në “La Scala”, sezoni operistik me pjesëmarrjen e publikut VIP
Sezoni i ri operistik në Teatrin e famshëm “La Scala” do të hapet me veprën “Makbethi” i ditëve tona. Kjo është ngjarja kulturore më e rëndësishme e vitit dhe Milano po përgatitet për premierën. Pas një viti mbyllje për shkak të pandemisë, sezoni i ri inaugurohet me pjesëmarrjen e publikut VIP.
“Makbethi” i Giuseppe Verdit ngjitet në skenën e Teatrit italian “La Scala”. Ngjarja kulturore më e rëndësishme e vitit në Milano vjen si premierë dhe shënon rikthimin e publikut në inaugurimin e sezonit, pas ndalesës së vitit të kaluar për shkak të Covid-it.
Versioni i operës së Davide Livermore, me regji nga Riccardo Chailly është sa bashkëkohore dhe ëndërrimtare me mjedisin në një botë distopike. "Macbeth", drama e ambicies politike me çdo kusht, e krimit dhe e pendimit, vjen me zërat e mëdhenj të Anna Netrebko, Luca Salsi, Francesco Meli dhe Ildar Abdrazakov.
“Rrallëherë një opera arrin t'i flasë bashkëkohësisë si Macbeth”, shpjegoi Livermore për operën që inauguron teatrin milanez për të katërtën herë në historinë e tij, kjo ndodh një herë në 22-23 vjet. Regjisori u ndal në faktin se është “një dramë universale dhe gjithmonë aktuale në historinë njerëzore. Është historia e katastrofës së një shoqërie sepse përballë diktaturës, qeniet njerëzore janë të gjithë në të njëjtën barkë”.
Shfaqja do të ndiqet nga një sërë personalitetesh duke nisur nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, tek ajo e Senatit Maria Elisabetta Casellati, Ministri i Kulturës Dario Franceschini si edhe Giorgio Armani te Cate Blanchett, nga Maurizio Cattelan, Placido Domingo etj. Spektatorët do të lejohen vetëm nëse kanë pasportën e gjelbër.

