Eposi i Gilgameshit" kthehet në Irak, pllaka e vjedhur 3500-vjeçare ekspozohet në atdhe pas tre dekadash
Një pllakë e lashtë 3500-vjeçare që paraqet Eposin Mesopotamian të Gilgameshit është kthyer në Irak tre dekada pasi ishte vjedhur dhe importuar ilegalisht në SHBA.
Artefakti u ekspozua për mediet në Irak të martën nga autoritetet që e mirëpritën kthimin si një "fitore" mbi ata që vodhën "historinë" e vendit.
Pllaka prej balte përmban karaktere në formë kuneiforme dhe besohet se është vjedhur nga një muze i Irakut në vitin 1991, ndërsa vendi ishte përfshirë në Luftën e parë të Gjirit.
Eposi i Gilgameshit konsiderohet si një nga veprat më të vjetra të letërsisë në botë, që tregon historinë e një mbreti mesopotamian në kërkim të përjetësisë.
Në një konferencë shtypi të martën në Bagdad, ministri i jashtëm irakian i dorëzoi ministrit të Kulturës tre artefakte të gjetura nga SHBA dhe Britania e Madhe: pllakën e Gilgameshit, kokën e një dashi sumerian dhe një pllakatë sumeriane.
Eposi i Gilgameshit "ka një rëndësi të madhe, pasi është një nga tekstet letrare më të vjetra të historisë së Irakut", tha për AFP Ministri i Kulturës dhe Antikiteteve Hassan Nazim.
efekte
Në një vit, Iraku ka gjetur rreth 18,000 artefakte, duke përfshirë 17,899 pjesë të kthyera nga SHBA gjatë verës.
Shkundet Greqia, tërmeti 4.3 Rihter lëkund vendin fqinj
8 Dhjetor, 09:4

