Parlamenti grek miraton buxhetin 2022/ Seanca u zhvillua mes toneve të ashpra të Tsipras dhe Mitsotakis
Parlamenti grek ka miratuar buxhetin për vitin 2022 me 158 vota pro dhe 142 kundër.
Për miratimin e plotë të buxhetit u deshën vetëm votat e partisë në pushtet Nea Dimokratia, e kryeministrit Micotakis, e cila ka 157 deputetë.
Disa parti opozitare miratuan vetëm disa pika të buxhetit, por jo në tërësi.
Lëvizja socialiste për ndryshim dhe e djathta populiste greke votuan pro për pjesën e shpenzimeve të mbrojtjes nga buxheti.
Debati parlamentar ishte jashtëzakonisht i polarizuar, e cila ishte pothuajse e njëjtë me debatet e 2010, kur vendi përballej me krizën financiare.
Kreu i opozitës dhe ish-kryeministri Aleksis Tsipras i kërkoi kryeministrit Micotakis të japë dorëheqjen, pasi e ka falimentuar vendin moralisht dhe i bëri thirrje të mbajë zgjedhje të parakohshme.
"U bëj thirrje grekëve t'i rezistojnë politikës së arrogancës, korrupsionit dhe kalbjes së shtetit. Kërkoni largimin e fajtorëve nga qeveria dhe vendosni vetë për të nesërmen."
Micotakis përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke u tallur me Tsipras, pasi sondazhet e fundit e nxjerrin partinë Siriza dy shifra mbrapa Demokracisë së Re.
Buxheti i vitit 2022, mes të tjerash do të rikthejë pensionet për minoritarët grekë në Shqipëri, të cilat ishin hequr prej 10 vitesh.
