Kurti vlerëson buxhetin 2022 në takimin me strukturat, VV në zgjedhje vitin e ardhshëm
Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një mbledhje të brendshme me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka komentuar për buxhetin e vitit 2022, e cila sipas tij do të sjellë zhvillim e solidaritet. Në mbledhje u fol edhe për zgjedhjet e brendshme të Vetëvendosjes, të cilat do mbahen vitin e ardhshëm.
Kryeministri, Albin Kurti, ka mbajtur mbrëmjen e së shtunës mbledhje të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka komentuar buxhetin e vitit 2022.
Lidhur me buxhetin e miratuar të premten, Kurti ka thënë se përmes tij do të mbështeten prodhuesit vendorë e bujqit. Fondi prej 2 miliardë e 748 mln euro do të shkojë edhe për ringjalljen e ndërmarrjeve publike, shtesat për nënat lehona e fëmijët, shtesat për familjet me asistencë sociale e pensionistët, madje edhe për investimet në shëndetësisë, siguri, infrastrukturë, kulturë e rini.
Kryeministri Kurti e cilësoi buxhetin e 2022, më të madhin të miratuar ndonjëherë i cili do të sjellë zhvillim, mirëqeni, solidaritet e investime.
Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar pas mbledhjes se do të përkushtohet në komunat ku ajo qeveris dhe do të jetë opozitë kryesore nëpër komunat tjera të Kosovës.
Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e brendshme në Vetëvendosje të cilat do të rinisin në fillim të vitit të ardhshëm, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Po dërgonte dy klandestinë në Kosovë, arrestohet në Kukës dibrani
19 Dhjetor, 10:35

