E pazakontë/ Makina përfundon në dritaren e shtëpisë, banorja: Isha në gjumë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 21:16
Një makinë ka përfunduar në dritaren e një shtëpie në Serbi, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij.
Makina tip “Peugeot” e drejtuar nga fqinji T. M, ka thyer gardhin e oborrit dhe ka fluturuar nga dritarja në dhomën e ndenjës së familjes Pavloviq.
“Unë isha në gjumë, dhe burri im sapo kishte shkuar në shtrat. Në dhomën tjetër flinte vjehrra. Më zgjoi një shpërthim i tmerrshëm. Nuk e dija në atë kohë se çfarë ishte dhe kur shkuam në dhomën e ndenjes nuk mund ta besonim atë që kishte ndodhur. Vetura ishte pothuajse e tëra në dhomë pasi që vetëm rrotat e pasme mbetën jashtë”, rrëfen e emocionuar Milena Pavloviç.
Autoritetet policore kanë konfirmuar se pos dëmeve materiale, aksidenti nuk ka shkaktuar viktima.

