Greqia me masa të reja anticovid deri më 10 janar, rregullat për të udhëtuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2021, 10:23
Greqia ka njoftuar masat e reja anticovid për shkak të festave të fundvitit të cilat janë publikuar në Fletoren e Qeverisë.
Vizitorët do të lejohen të hyjnë në Greqi me një test molekular negativ PCR të bërë gjatë 72 orëve, ose një test të shpejtë të orëve të fundit për koronavirusin.
Video/ Fëmijët e Cristiano Ronaldos zbulojnë gjininë e binjakëve
17 Dhjetor, 09:52
Kjo masë ka të bëjë me të gjithë udhëtarët që udhëtojnë drejt Greqisë, përfshirë edhe ata nga Shqipëria dhe do të hyjë në fuqi mëngjesin e së dielës, datë 19 dhjetor.
Masat do të jenë të vlefshme deri më 10 janar.
Vendimi u mor pak ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë për shkak të konstatimit të variantit “Omicron” si edhe lëvizjeve të shumta që karakterizojnë këtë periudhë të vitit për shkak të festave, shkruan protothema.

