VMRO: Zgjedhje të parakohshme në Maj, i japin fund krizës në Maqedoninë e Veriut
Kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, Kristian Mickovski ka bërë thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në fund të pranverës së ardhshme, por përpara kësaj, ai ftoi qeverinë dhe qytetarët që të formonin një qeveri të re teknike në muajt e parë të vitit 2022.
Kreu i opozitës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickovski ka kërkuar formimin e një qeverie të re teknike dhe zgjedhje të parakohshme përmes një konference për mediet.
Mickovski: Në shkurt ose mars të formohet qeveri teknike, ndërsa në maj ose qershor të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Sipas kryetarit të partisë VRMO-DPMNE, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, janë zgjidhja e vetme për nxjerrjen nga kriza e përgjithshme e vendit.
Mickovski: Në një kohë kur gjeneratat janë vendosur të presin ende përpara portave të Bashkimit Evropian, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, janë zgjidhja e vetme për dalje nga kjo krizë e përgjithshme politike, ekonomike, energjetike, diplomatike në vend.
Hristian Mickovski theksoi se Maqedonisë së Veriut i duhet një angazhim i ri për reforma, përmes një platforme të përbashkët, duke krijuar një marrëveshje të re me popullin.
Mickovski: Inkurajoj qytetarët që të mbështesin propozimin tonë për zgjedhje të parakohshme, nuk duhet të humbim asnjë muaj më tepër.
Të enjten, Mickovski takoi Ali Ahmetin, kreun e BDI-së, e cila është në kabinetin qeveritar, ku folën për krizën politike në vend dhe për propozimin për zgjedhje të parakohshme
