Grida Duma i vë kusht Bashës: Nëse do të të mbështes që sot e tutje, duhet të hapësh sytë
Deputetja e PD-së, Grida Duma i tha hapur gjatë fjalës së saj në Kuvend zotit Berisha se respekti i saj moral për të ka marrë fund. Ajo gjithashtu i tha Bashës se nuk e mbështet më pa kushte, pasi sot kishte një kusht për të.
Duma: Kushti im për ty sot është që të hapësh sytë, veshët ndaj gjithë atyre demokratëve që janë pasoja e gjallë e verbërisë tonë në këto vite. Kushti im për të mbështetur ty më tutje është që ta lëmë atë verbërinë 8 vjeçare të masakrave dhe të shikojmë së pari nga vetja sepse unë mendoj se duhet të jeni ju që të na çoni në fitore përtej Edi Ramës.
Kushti im për të mbështetur ty është që duhet harruar se si mund ta mundim Edi Ramën me të njëjtin model bunkeri që ka ndërtuar ai për PS, me një Parti Demokratike të hapur, të gjerë, frymëzuese me moral.
Duma tha se "sot është me Lulzim Bashësn, por ai nga sot duhet të jetë me gjithë demokratët, vetëm me Sali Berishën jo. "
