NATO e Ukraina për Rusinë, Zelensky: Askush nuk e di se sa njerëz mund të vdesin nëse na pushton Rusia
Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zellenski dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mbajtën një konferencë të përbashkët në samitin e Bashkimit Evropian lidhur me agresionin e Rusisë në Ukrainë.
Presidenti Zellenski shfaqi shqetësimin e tij, lidhur me humbjet e jetë në rast të një pushtimi nga Rusi.
"Ajo që dëgjoj është se shumica e vendeve të Bashkimit Evropian mbështesin Ukrainën. Të gjithë e kuptojnë se çmimi do të jetë shumë i lartë për Rusinë në rast agresioni, por askush nuk e kupton se sa shumë njerëz do të vdesin nëse Rusia pushton Ukrainën."
Stoltenberg tha se NATO i ka parë me vëmendje veprimet agresive të Rusisë dhe se në bashkëpunim me vendet anëtare të NATO-s do të përpiqen t’i japin zgjidhje situatës aspak të qetë përmes dialogut.
"Rusia po vazhdon të destabilizojë Ukrainën lindore, ne duhet të punojmë së bashku për zgjidhjen e konflikteve dhe pikëpamjet e ndryshme, përmes mjeteve paqësore, jo përmes përdorimit të forcës."
Liderët e 27 vendeve anëtare mbajtën të enjten samitin e fundit për këtë vit në Bruksel, ku trajtuan ndër të tjera edhe çështjen e Ukrainës dhe Rusisë.
Situata në Ukrainën lindore është tensionuar së fundmi, pasi forcat separatiste të mbështetura nga Rusia mbajnë nën kontroll disa rajone të Ukrainës, që pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
Noizy paguan gjobën dhe del nga qelia
16 Dhjetor, 13:26

