Rrezik për burgim të përjetshëm burrin që vrau gruan/ Babis këmbëngul se nuk e kishte planifikuar vrasjen e Karolain

Babis Anagnostopoulos, burri që vrau gruan e tij, Karolain, më 11 maj të këtij viti në shtëpi në Athinë, prani të vajzës, 1-vjeçare, këmbëngul se nuk e kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes.

33-vjeçari po përgatit linjën e tij mbrojtëse, pasi krimi që tronditi të gjithë Greqinë është tashmë në prag të gjykimit.

33-vjeçari rrezikon burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas, deri në dhjetë vjet burgim për keqtrajtimin dhe vrasjen e qenit, deri në tre vjet për dëshmitë e rreme të vazhdueshme, ndërsa për veprën e kallëzimit të rremë mund të dënohet deri në një vit.

Rrezik për burgim të përjetshëm burrin që vrau gruan/

Mediet greke raportojnë se seanca gjyqësore nuk do të zgjasë shumë, pasi në listën e dëshmitarëve që do të dëshmojnë në gjykatë nuk ka shumë persona, ku më të rëndësishmit janë punonjësit e policisë që do të përshkruajnë atë që kanë parë në banesën e çiftit, por edhe mjekët. Sipas raportit, vdekja e 20-vjeçares Karolain ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 11 majit.

"Nuk kam planifikuar asgjë"

Sipas informacioneve, piloti 33-vjeçar në momentin e gjykimit do t'i qëndrojë besnik vijës mbrojtëse që kishte bërë gjatë marrjes në pyetje, pra se nuk e kishte planifikuar krimin paraprakisht dhe se nuk kishte asnjë motiv për ta kryer atë.

Në fakt, ai do të shprehë keqardhjen për atë që bëri dhe do të theksojë, siç bën tashmë në burg, se prioriteti i tij absolut është t'i ofrojë më të mirën vajzës së tij, Lidias së vogël , e cila tani po rritet me prindërit e Karolain,  në Alonissos.