Kosova regjistron një viktimë dhe 12 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 18 dhjetor se në Kosovë është regjistruar edhe një viktimë dhe 12 raste të reja me koronavirus.
Rastet e reja dolën pas testimit të 1,679 mostrave në laboratorët publikë dhe privatë.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftoi se janë shëruar edhe 13 pacientë. Ndërkaq, raste aktive janë 315.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,978 doza të vaksinës.
Në Kosovë, deri më tani, 776,635 persona janë vaksinuar me të dy dozat, ndërkaq një dozë të vaksinës kundër koronavrirusit e kanë marrë 873,573 persona.
Në vend, të drejtë vaksinimi kanë personat mbi 12 vjeç dhe mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës AstraZeneca dhe Pfizer.
Prej 9 dhjetorit, autoritetet kanë filluar që të administrojnë edhe dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit./REL/
