SHBA kërcënon Dodikun, zyrtari amerikan: Milorad Dodik do të përballet me pasoja të rënda
Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka folur me liderin serb të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik. Zyrtari amerikan tha se Dodik do të përballet me pasoja të rënda, pasi me përpjekjet e tij për të forcuar pozitën serbe, po minon institucionet e Bosnjës.
Anëtari i palës serbe në Presidencën e Bosnje Hercegovinës, Millorad Dodik mori një kërcënim të hapur nga këshilltari i DASH, Derek Chollet.
Derek Chollet në një postim në rrjetin social Twitter ka thënë se Dodik, do të përballet me pasoja të rënda.
"Sot bisedova me Millorad Dodikun, ku i theksova se hapat e koalicionit qeverisës të Republika Srpskas për të minuar institucionet e Bosnje Hercegovinës janë të papranueshme. Korrupsioni dhe veprimet kundër marrëveshjes së Dejtonit do të kenë pasoja. Duhet të ketë një kthim në dialog brenda institucioneve të Bosnjës".
Asambleja Popullore e Republika Srpska së fundmi ka miratuar një sërë hapash që fuqizojnë një nismë për t’i transferuar disa kompetenca nga institucionet shtetërore, pavarësisht paralajmërimeve të Perëndimit.
SHBA-të dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian i bënë thirrje të dërguarit të Posaçëm të BE-së në Bosnje, se vendimet e Asamblesë të RS është hap drejt përshkallëzimit.
Millorad Dodik është shpallur ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara në 17 janar të vitit 2017 për shkak të pengimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e cila i dha fund luftës së viteve 1992-95 në Bosnje.
Edhe Departamenti i Thesarit bllokoi llogaritë e liderit serb të Bosnjës, sanksione të cilat Dodik i quajti hakmarrje politike.
