Certifikohet rezultati i referendumit, 43385 anëtarë të PD votuan pro shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar partie
Zyrtarizohet rezultati i referendumit të një dite më parë të anëtarëve të PD-së që konfirmoi vendimin e marrë në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.
Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale pranë PD-së ka bërë të ditur shifrat zyrtare të referendumit të 18 dhjetorit.
Në referendum kanë marrë pjesë 43879 anëtarë, prej të cilëve 43385 anëtarë kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës,306 anëtarë kundër dhe 17 anëtarë kanë abstenuar.
Ndërkohë 171 vota kanë rezultuar të pavlefshme.
Njoftim nga Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale.
Sot, më dt. 19 dhjetor 2021, në ora 11.00, u mblodh Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale për verifikimin e materialeve zgjedhore dhe miratimin e rezultatit përfundimtar të votimit në Referendumin për ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës.Vendimi bashkangjitur.





