Festat e fundvitit, nis lundrimi vajtje-ardhje i trageteve në portin e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2021, 08:45
Nis nga porti i Durrësit lundrimi i trageteve vajtje-ardhje (dopio-korsë) për festat e fundvitit.
Lundrimi ka filluar këtë fundjavë dhe do të jetë 3 ditor. Po ashtu do të jetë dopjo korsë edhe në fund të javës së ardhshme, më 23, 24 dhe 25 dhjetor, pohojnë burime nga porti.
Ngrica dhe dëborë në veri, ja parashikimi i motit për sot
19 Dhjetor, 08:15
Sot janë në mbërritje Af Francesca me 729 pasagjerë dhe 169 mjete, Riggel VII me 468 pasagjerë dhe 109 mjete, Rigel 2 me 946 pasagjerë dhe 233 mjete, Af Claudi me 468 pasagjerë dhe 142 mjete.
Çdo ditë në sheshin e trageteve do të ketë 5 tragete të linjave Durrës- Bari dhe anasjelltas.


