Basha fajësoi veten për dualitetin në PD, Berisha: Përçmim, kur s'u bëre lider për 8 vjet, s'bëhesh më as për 80
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, Basha bëri përgjegjës veten për dualitetin në parti përgjatë këtyre viteve. Po ju a e bëni njësoj veten përgjegjës për situatën e krijuar?
Sali Berisha: Tezën se ai ka qenë lëvozhga ime është histori e turpshme por që një njeri të jetojë në dublicitet është i tjetërsuar. Nuk mund të kem asgjë përveçse përçmim për një deklaratë të tillë. I votuar nga anëtarësia e partisë me votë të përgjithshme dhe thotë se unë edhe isha dhe s'isha lider. Por kur nuk u bëre 8 vjet ike tani, nuk bëhesh më as për 80 vjet thuaji Bashës.
Basha e ka cilësuar Referendumin e sotëm si ngjarjet e vitit '96 dhe ka pretenduar për mbushje të kutive.
Berisha: Ka marrë ndonjë letër nga Petro Koçi. Tani Petro Koçi frymëzon Lulzim Bravën, ja çon Rama.
