Elbasan / Makina përplas 2 këmbësorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 21:30
Një makinë ka përplasur 2 këmbësorë, mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30 në lagjen "28 Nëntori" në Elbasan.
Policia njofton se shoferi i makinës, H.M banues në Elbasan ka aksidentuar 2 këmbësorë.
Bëhet fjalë për një 21-vjeçar me iniciale A.H banues në Cerrik dhe një 21-vjeçar R.SH, banues në Belsh.
Dy të rinjtë ndodhen në spitalin rajonal, Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
