Basha: Nesër para çdo shqiptari hidhet poshtë çdo trillim, do lexohen emrat e 5004 delegatëve

Lulzim Basha në një konferencë për mediet, pas mbledhjes me kryesinë u zotua për transparencë të plotë të procesit.

Kuvendi Kombëtar i PD-së u mbajt sot në Pallatin e Kongreseve. Jemin Gjana deklaroi  se morën pjesë 5004 delegatë. Por kjo shkaktoi polemika pasi Albana Vokshi ju drejtua gazetarëve që të vërtetonin shifrat, pasi salla e Pallatit të Kongreseve nuk i ka aq karrige.

Basha: Kështu ka qenë, kështu do jetë edhe nesër, siç u bë e ditur nga Sekretariati identiteti i 5004 zonjave dhe zotërinjve. Nesër para çdo shqiptari do të hidhet poshtë çdo trillim, duke bërë transparent emrat e 5004 delegatëve që ishin të pranishëm.