Personat me të zeza mbi tarracën e selisë blu, Berisha: Janë gardistë të RENEA-së, i ka sjellë Rama

Ish-Kryeministri Sali Berisha, është shprehur se personat që janë vendosur në tarracën e selisë së PD, janë gardistë të RENEA-së që sipas tij i ka sjellë Rama.  

Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës që t'i lërë lojërat me pluralizmin politik, ndërsa ka shtuar janë gati të përballen me çdo pengesë në mënyrë që t'u rikthejë qytetarëve votën e lirë.

Berisha: I them Edi Ramës që i ka mbushur tarracën me gardistë dhe RENEA. Ata nuk paguhen për ruajtur Lul Bravën por për të ruajtur qetësinë. I them lëri lojërat mos luaj me pluralizmin politik. Është arritja më e madhe e shqiptarëve. Jemi gati të përballemi me çdo pengesë, nuk ka asnjë synim patjetër, veç t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë. 

Unë u bëj thirrje shqiptarëve dhe të gjithë demokratëve, të hënën në orën 16:00, të mblidhemi para Kryeministrisë në protestën e parë kombëtare të shpallur, jashtë parashikimit. Rrethanat e bënë të domosdoshme. Sllobodani i ri, do të pritet ashtu siç e meriton me protesta. Vjen këtu në kuadër të një projekti.