"S'kam punë me kacafytjen e 2 kufomave politike", Rama: Policia s'ka lidhje me marrëzinë që po djeg PD

Ish-kryeministri Berisha tha se në taracën e selisë së PD janë vendosur persona të cilët janë gardistë të RENEA-së që sipas tij i ka sjellë Rama.  

Kryeministri ka reaguar në lidhje me këtë pretendim duke mohuar akuzat se policia e shtetit ka lidhje me atë që po ndodh në PD.

"Unë s'kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!"