Berisha: Grupi kriminal e përdori Lefter Kokën për të vjedhur sa donte vetë, SPAK i partisë kërkon t'i vërë kapak korrupsionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 21:47
Teksa paralajmëroi protesta ditën e hënë, ditën kur presidenti serb pritet të vizitojë Tiranën, Berisha tha se çështja tjetër madhore është korrupsioni. Sipas Berishës, "SPAK i partisë po kërkon t'i vërë kapak me 3 mln euro të vjedhura nga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka. "
Berisha: E hëna do të jetë ditë proteste, por çështja e dytë madhore është megakorrupsioni të cilin SPAK i partisë kërkon t'i vërë kapak me 3 milion euro të vjedhura nga hajduti i dobishëm Lefter Koka. E përdori grupi i strukturuar kriminal për të vjedhur sa donte vetë.
Me 3 milion euro nuk mbyllet dot kurrë një aferë 430 milionë. Shqiptarët do kërkojnë llogari gjer më një për këtë dhe afera të tjera.
