Bashën e shkarkuan edhe në lagjen e vet, Berisha: Pati fatin e Ramiz Alisë! E denatyralizuan!

Ndërsa lexoi rezultatin edhe nga dega e PD-së në njësinë nr.8, Sali Berisha kujtoi fatin e Ramiz Alisë.Deputetja Albana Vokshi, kryetarja e Komisioni I Organizimit të Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale te referendumit të organizuar nga demokratët lexoi rezultatet e votimit të sotëm.


“Në 1991 kjo lagje, ndër më demokratiket i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese. Pas 30 vitesh, po kjo lagje i rezervon Lulzim Bravës të njëjtin fat. Me një dallim që diktatori komunist nuk kishte lindur në atë lagje, por Lulzim Brava ka lindur aty. E denatyralizuan! Ky quhet denatyralizim që i bënë banorët e Tiranës” tha Berisha.