Pas mbledhjes me Kryesinë, Basha: Sot PD është pastruar nga hija e së shkuarës
Lulzim Basha në një konferencë për shtyp që ka mbajtur pas mbledhjes me Kryesinë e PD ka dalë në një deklaratë për mediat.
Në fjalën e tij ai u shpreh se PD është pastruar nga hija e së shkuarës, ndërsa shton se qëllimi i PD është për të rikthyer normalitetin në vend.
Lulzim Basha: Dua ti falënderoj delegatët q sot me praninë e tyre, përkundër të gjithë presionit, erdhën u mblodhën, mbyllën një kapitull me të shkuarën dhe vendosëm të ecim përpara. E bëmë këtë sepse shqiptarët prisnin nga ne ndryshimin më 25 prill, mohuar nga masakra zgjedhore. Sot mbarë shqiptarët, panë se si demokratët zgjedhin me qytetari interesin kombëtar. Sot PD është pastruar nga hija e së shkuarës. Për këtë arsye kemi jetësuar në statutin tonë Aleancën për qytetarët për rikthimin e demokracisë, me qëllim për të kthyer normalitetin në vend. Për të kryesuar përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por për të mundësuar reformat e thella që do i japin fund armikut të mirëqënies që është korrupsioni dhe lidhja e politikës me krimin. Ky është fokusi ynë. Ka qenë fokusi që nga betejat qe kemi nisur me dekriminalizimin