Berisha i bën thirrje deputetëve të Bashës të reflektojnë dhe të heqin dorë nga ëndrra për karrige qeveritare

Sali Berisha shpalli nga oborri i selisë së Partisë Demokratike rezultatin e Referendumit dhe tha se përulej para 44 mijë demokratëve që vendosen në mënyrë plebishitare. Ai i bëri thirrje mbështetësve të Bashës të reflektojnë dhe të heqin dorë nga ëndrra për karrige qeveritare ndërsa për selinë tha se do te shkojë aty ndërsa Basha do të rrijë i rrethuar.

Sali Berisha, nga selia e PD-së, i rrethuar nga mbështetës,  shpalli në orën 20:50 të së shtunës fitoren e  referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit. Mbërritja e tij në seli  u shoqërua me një tension, pasi lart ne katin e dytë Lulzim Basha kishte mbledhur kryesine e Partisë Demokratike. Jashtë sallës së kësaj mbledhjeje në korridor, dritat ishin fikur, ndërsa lart selisë  në tarracë, qëndronte një grup personash siç shihen dhe në këto pamje.

Pavaresisht ketij sfondi, Berisha, ne oborrin e  partise, lajmeroi se Basha ka humbur cdo lloj besimi dhe mori kete ndeshkim nga anetaresia , si nje një person i padenjë për detyrën. Ai tha se nderonte 44 mijë demokratët që  vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebeshitare largimin e peng-Bashës.

"Duhet të përulem me nderim më të madh para rreth 44 mijë demokratëve dhe demokrateve që sot me votën e tyre në mënyrën më plebishitare largimin e peng Bashës. Ky është ndëshkimi  i merituar që një person i padenjë për detyrën, që detyrën më të lartë të kreut të opozitë e shfrytëzon për pazare personale," tha Berisha.

Berisha u beri thirrje demokrateve qe mbeshtesin Bashën të reflektojnë dhe të marrin përgjegjësi për detyren e tyre.

Këtu është e tërë anëtarësia e PD-së. Mos besoni numrat se në statistikat e tyre, ju them në mënyrë absolute nuk ka asgjë të saktë. E patë sot se çfarë ndodhi me antikuvendin e shoqatës së tyre. Meqënëse numrin ja u kapën mediat dhe e panë sa ishin vendosën të falsifikojnë përmes zyrës së pengmarrësit Edi Rama numrin e karrigeve në Pallatin e Kongreseve dhe publikuan shifra të paimagjinueshme. Asgjë të saktë nuk kanë në statitikën e tyre, por revolucioni po saktëson gjithçka, ndaj dhe ftoj çdo deputet të vijë dhe të marrë listën e plotë të anëtarësisë që ka votuar dhe të votave në mënyrë që të ballafaqojë veten me përgjegjësitë që ka ai ndaj këtyre votuesve.

"U them atyre që kanë bërë gati ato për karrige qeveritare hiqni dorë nga ky skenar," tha Berisha.

Nga selia e PD, Berisha i dërgoi një tjetër mesazh kryeministrit Edi Rama, duke thënë se revolucioni i nisur nuk mund të ndalet deri në rikthimin shqiptarëve të votës së lirë. 

"I them Ramës i bindur të jesh se kurrë këtë revolucion nuk mund ta ndalosh dhe mposhtësh," tha Berisha.,

Ish-kryeministri u bëri thirrje shqiptarëve të jenë pjesë e protestës kombëtare që mbahet të hënën, si kundërpërgjigje ndaj vizitës së kryeministrit serb Aleksander Vuçiç në Tiranë.

"Të gjithë demokratëve ditën e hënë në orën 16:00 para kryeministrisë dhe në ëkët shesh në protëstën e parë kombëtare. Sllobodani i ri do pritet siç e meriton, me protesta," tha Berisha.

Protestat sipas Berishës do të vazhdojnë paralelisht me ristrukturimin e Partisë Demokratike. Ne përgjigje të interesimit të gazetareve për çështjen e përkatesise së selisë së PD,  Berisha tha se do te jete aty pavarësisht Bashës.