Referendumi u bë, po tani? Berisha: Protesta masive, ristrukturimi i PD-së urgjent
Lideri historik së bashku me mbështetësit e tij dolën para selisë PD për të bërë publike rezultatet e referendumit.
Si keni planifikuar ta largoni Bashën sepse ai nuk njeh referendumin?
Sali Berisha: Ai nuk njeh as veten e tij. Kusuri im është që ai nuk njeh veten e tij.
Sot nuk do të ngjiteni lart ?
Sali Berisha: I ka fikur dritat. A paskan ardhur (qesh)
Kush do të jetë lëvizja juaj?
Sali Berisha: Protesta kombëtarë dhe më pas kemi një periudhë të ristrukturimit të partisë sepse këtu ka nevojë urgjente ristrukturimi.
Kur do vendoseni në seli?
Sali Berisha: Këto ditë do të jem në seli, por tani jemi në seli. Ai do të rrijë aty I rrethuar. I kanë vendosur dhe dy kundragaze në zyrë.
A ka arsye të ketë frikë?
Sali Berisha: Ai? Njeriu I palirë përjeton frika e terrore të tmerrshme.
Si do ktheheni në zyrë kur ai qëndron gjithmonë në zyrë?
Sali Berisha: Pse do hyjë në grevë urie. Ai të shkojë në lagjen 8 të pyesë pse u denatyralizua nga lagja e po të dojë të rrijë deputet I PD-së. Gara në parti do të jetë e hapur por natyrisht për këtë shekull I ka larë duart me garën.
E keni dëgjuar Kongresin?
Sali Berisha: Nuk e kam ndjekur, pjesë jo të plotë se nuk ka pasur interes për mua. I kam respektuar dhe respektoj kontributin që kanë dhënë por fatkeqësia e tyre. Ka ardhur koha për gjykim politik. U them të mos bëhen instrument të një skenari që është më i turpshmi por jo dhe i parrezikshëm për stabilitetin. Ai është fatkeq. Nuk e kontrollon veten, e kontrollojnë të tjerët. E kontrollojnë dosjet.
Basha bëri përgjegjës veten e tij për dualitetin e krijuar në PD?
Sali Berisha: Teza se ai ka qenë lëvozhga ime është histori e turpshme por që një njeri të jetojë në publicitet është I tjetërsuar. Nuk mund të kem asgjë përveçse përçmim për një deklaratë të tillë. Kur nuk u bëre 8 vjet nuk bëhesh më as për 80 vjet thuaji Bashës.

