Basha i përgjigjet Berishës: PD s'ka nevojë për Gardën dhe RENEA-n, është shtëpi e lirisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 22:17
Ish-Kryeministri Sali Berisha, tha se personat që janë vendosur në tarracën e selisë së PD, janë gardistë të RENEA-së që sipas tij i ka sjellë Rama.
Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët me nota humori ju drejtua demokratëve dhe tha se nëjri është i RENEA-s, tjetri i Gardës.
Basha: Akoma nuk e kemi zgjidhur. Një herë tha persona të armatosur, herën e kaluar. Sot ka thënë që ka pasur RENEA, nesër do thotë që ka marinsa. PD nuk ka nevojë as për RENEA-n as për gardën. PD është shtëpia e lirisë, e demokratëve dhe është zemra, parimet, pasioni dhe vlerat që e mbajnë bashkë e të sigurt dhe të përgatitur për çdo situatë.
