"Ditën e hënë protestojmë para kryeministrisë", Berisha: Sllobodani i ri do të pritet ashtu siç e meriton
Nga selia blu, Sali Berisha ka paralajmëruar protesta ditën e hënë para kryeministrisë. Presidenti serb Vuçiç pritet të vizitojë të hënën, 20 dhjetor Tiranën. Zoti Berisha u shpreh se Vuçiç do të pritet me protesta, ashtu si e meriton.
Berisha: Ditën e hënë në orën 16:00 të mblidhemi para kryeministrisë në protestën e parë kombëtare të shpallur. Rrethanat e bënë të domosdoshme, Sllobodani i ri do të pritet ashtu siç e meriton me protesta pasi vjen këtu në kuadrin e një projekti të aleancë të Beogradit me dy vasalët e tij në rajon. Kjo aleancë është kërcënim kombëtar për shqiptarët, është kërcënim për paqen dhe stabilitetin, është aleancë për vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon dhe hapje ndaj influencës ruse mbi këtë zonë.
Ndaj dhe ne do të qëndrojmë fuqishëm sepse jemi për bashkëpunim rajonal, pri sa herë të na preken interesat kombëtare, ne do jemi në këmbë në mbrojtje të tyre. I them zografit Bis jepi fund lojërave me interesin e shqiptarëve se do marrësh vendin që meriton.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç do të jetë në Tiranë me 20 dhe 21 dhjetor në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.
Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
