Shkodra shuplakë të fortë Bashës: Dyfishi i demokratëve që e votuan si kryetar, sot e shkarkuan
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 20:52
Shkodra i jep një shuplakë të fortë Lulzim Bashës në referendumin e ditës së sotme. Nga numërimi i votave rezulton që 3987 anëtarë i kanë thënë PO shkarkimit të Bashës.
Në 13 qershor, kur brenda PD-se u be votimi sipas parimit “një anëtar një votë” nga ky qark Basha mori 2000 vota si rikonfirmim në krye të PD, ndërsa për shkarkimin sot kanë dhënë votën pro gati dyfishi i tyre, informon gazetari i Ora News, Bepin Kolvata.
Në rang qarku në Shkodër
4014 pjesëmarrja në votim
4004 vota të vlefshme
3987 vota pro
17 vota kundër
10 vota të pavlefshme
Në bashkinë Shkodër
2779 vota ishin pro shkarkimit të Bashës
15 vota kundër
