Errësirë në selinë blu, drita vetëm në sallën ku Basha ka mbledhur Kryesinë

Në katin e dytë të selisë blu ka ikur energjia elektrike.

Ndërkohë siç bën me dije gazetarja Sonila Musai, drita ka vetëm në sallën ku Lulzim Basha po zhvillon mbledhje me Kryesinë e PD.

Nuk dihet ende shkaku, por ndërkohë para selisë së PD janë mbledhur dhjetëra mbështetës të Berishës, ku po presin këtë të fundit, i cili do të mbajë një konferencë për shtyp.