Po punonte te "Air Albania", 40-vjeçari bie nga lartësia e stadiumit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 19:12
Një 40-vjeçar, i cili ishte duke punuar në stadiumin "Air Albania" ka rënë nga një lartësi e vogël, e si pasojë është dëmtuar.
Policia njofton se 40-vjeçari, H.M, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur sot, më datë 18 dhjetor, rreth orës 17:50.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
