Alibeaj: Një parti duhet të ketë një linjë. Nga sot s’ka më alibi as për Bashën, as për kryesinë e kryetarët
Enklejd Alibeaj gjatë fjalës së tij në Kuvendin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve më 18 dhjetor u shpreh se sot ndien një çlirim që 31 vite më pas sot mund ta përkufizojë në 3 data.
Alibeaj: I pari është ai i 9 shtatorit ( pezullimi i Berishës nga grupi). Ai kalvari që kemi kaluar ne nga 9 shtatori e këtej në fakt ka qenë një test i madh moral për gjithsecilin nga ne. Testi moral është ky, do të qëndrojmë fort për shkak edhe të mirënjohjes njerëzore drejt portreteve të varur në mur, apo do shohim interesin e demokratëve? Do shohim nga e shkuara apo do marrim guximin për të parë nga e ardhmja? Ky ka qenë testi moral. Të gjithë u tronditën kur morën vesh vendimin e DASH. Ky ishte testi moral që kemi kaluar të gjithë së bashku.
Alibeaj u shpreh se ky test moral tregoi për gjithsecilin se çfarë kanë thellë në zemër.
Alibeaj: Si u përballëm ne me këtë test moral do të shënojë shumë në karrierën politike dhe historinë gjithsecili, qëndrimi që ka mbajtur gjithsecili prej nesh. Në këtë test moral i zgjidhëm disa gjëra. Zgjidhëm 9 shtatorin, pro amerikanizmit. Në 2021 demokratët, ata të cilët deri në 90 shquheshin si të tillë sepse dëgjonin zërin e Amerikës, si ka mundësi që sot të vendosesh kundër tyre? Kjo është arsyeja pse duhet ta shikonim difektin brenda nesh. E zgjidhëm këtë, një rifreskim të përbetimeve nga aleatit tonë.
Alibeaj gjatë fjalës së tij tha se linja politike është një.
Alibeaj: Pas këtij momenti nuk ka më alibi, nuk ka më justifikime as për Bashën, as për kryesinë, as për ne kryetarët këtej e tutje. Jo!
Së treti kemi zgjidhur edhe një çështje tjetër, atë të 31-vjeçarit. Nëse tranzicioni ynë zgjati kaq shumë është sepse që në start, që në fillim, që në '90 nuk u krye i plotë, ishte një mision i ngelur përgjysmë. Sot po përmbyllim gjysmën tjetër të atij misioni, të filluar në 90. Sot jemi të çliruar nga kjo barrë e historisë.
