Alibeaj: Berisha e konsideron PD një krijesë të vetën, metastazë e komunitetit komunist e Enverist
Shpalljen "non grata" të zotit Berisha nga SHBA, Alibeaj e cilësoi si një problem të vetin personal me SHBA që nuk e ka shkaktuar Lulzim Basha dhe demokratët. Në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj, Alibeaj tha se ajo që ka ndodhur më tepër është fakti që Berisha e ka konsideruar PD-në si një krijesë të vetme që kur lindi në '91.
Alibeaj: Në 9 shtator ka ndodhur një shkëputje, një distancim i kryer me aktin e imponuar të Bashës, e papranuar nga zoti Berisha. Një njeri i cili beson se kjo parti është një krijesë e veta, ka lindur me të dhe do të vdesë me të, e ka shumë të vështirë ta pranojë faktin që kjo parti nuk është e një njeriu, që kjo parti e ka aftësinë për të mos e mbajtur kultin e individit. Për mua janë skena të trishta, që nuk do doja t'i shikoja. Ajo që deklaroi në 2013, kur tha se ikja ime është pa kthim, nuk paska qenë e vërtetë. Unë besoj që kjo lëvizje që po ndodh është një metastazë e mentalitetit komunist dhe enverist, që po kjo është e imja dhe do të vdesë vetëm me mua.
Alibeaj tha se çdo anëtar i PD është i shqetësuar për këtë që po ndodh në parti. Sipas tij, Lulzim Basha e mori i vetëm vendimin më 9 shtator sepse synimi ishte që ajo që ishte një lloj traume (fakti i dizenjimit të Berishës "non grata") pasojat e kësaj ngjarjeje të mos shtriheshin në kohë dhe te 550 mijë votuesit e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit do duhej që dikush të merrte përgjegjësinë.
Alibeaj: E gjithë sjellja ka pasur në vëmendje që të mos shpërndahej te pjesa tjetër e votuesve.
Zoti Alibeaj tha se ka pasur një dualizëm edhe në linjë politike, edhe në udhëheqësi, ka qenë gjithmonë prezenca e Sali Berishës në ët gjithë këtë linjë të drejtimit të PD-së nga 2013 e këtej.
