Pas Kuvendit Kombëtar, në orën 19:00 mblidhet Kryesia e PD

Pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar të PD që zgjati rreth  7 orësh, do të mblidhet dhe Kryesia e PD.

Mësohet se mbledhja e Kryesisë së PD do të zhvillohet në orën 19.30 në selinë e PD.

Ndërkohë nga ana tjetër ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 20;00.

Ditën e sotme është mbajtur Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha, ndërsa nga ana tjetër është organizuar dhe referendumi për shkarkimin e Bashës.