Basha: Kam vendosur interesat e Berishës mbi interesat e kryetarit dhe demokratëve, kjo kohë mori fund sot

Pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur në Pallatin e Kongreseve, Lulzim Basha deklaroi se ka vetëm një Kuvend dhe ai është mbajtur sot më 18 dhjetor. Basha e thekso9 dhe njëherë se gabimet e së kaluarës nuk do të përsëriten më.

Basha: Sot është mbajtur  Kuvendi i Demokratëve. '96 është një njollë turpi në historinë e PD për të cilën ne i kërkojmë falje shqiptarëve. Kjo është shtëpia e demokratëve dhe demokratët janë krenarë për ato që kanë arritur për Shqipërinë. Për fat të keq në vitin '96 ne vumë në lëvizje diçka të lig që solli jo vetëm largimin e PD-së nga pushteti por edhe një revansh 8-vjeçar.

Mund të kishim qenë një vend anëtar i BE-së, mund të kishim qenë vendi i parë nga gjithë vendet lindore që mund të ishim anëtarësuar në BE. Përgjegjësi për këtë ka Presidenti i vendit në atë kohë Sali Berisha pranoi një standard zgjedhor të papranueshëm për vendet e BE dhe SHBA. E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve. Gabimet e së kaluarës kur përsëriten në tragjikomike nuk do ta marrin më peng PD dhe demokratët.

Basha theksoi dhe njëherë se nuk ka Referendum dhe Komision Rithemelimi.

Basha: Ka vetëm një Kuvend dhe një Parti Demokratike. Të gjitha të tjerat janë përpjekje personale të një njeriu për t'i kthyer demokratët në mish për top. Për një kohë shumë të gjatë kam vënë interesat e Berishës mbi interesat e kryetarit dhe demokratëve, kjo kohë mori fund sot.