Mbledhja e Kryesisë, Basha: Të përgatisim partinë për zgjedhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 20:18
Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon mbledhje me kryesinë e PD në selinë blu.
Në fjalën e tij Basha është shprehur se 5004 delegatë të pranishëm në Kuvend ishin falë sakrificës së madhe të demokratëve.
Basha i ka falënderuar për sakrificën pa kushte, ndërsa shprehet se tashmë do të përgatiten për shtrirjen në terren me qëllim organizimin e partisë dhe përgatitjet për zgjedhje.
Basha: Mirënjohje e jashtëzakonshme për sakrificën tuaj në kushte të jashtëzakonshme. Pavarësisht gjithçkaje, 5004 delegatë të pranishëm ishin për shkak të sakrificës shume të madhe të demokrateve.
Përgatitje për shtrirje në terren në funksion të organizimit të partisë për zgjedhje.
