Alibeaj: Shkak i përplasjeve në PD 9 shtatori, ndarja finale mes Berishës dhe partisë
Menjëherë pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar të PD, Enkeljeed Alibeaj i ftuar në studion e Ora News me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se data 9 shtator është ajo që ka krijuar këtë situatë jo normale.
Në 9 shtator, Lulzim Basha pezulloi nga grupi parlamentar Sali Berishën.
Alibeaj: Ishte një vendim kurajoz, i paprecedent. Ta shohësh në aspektin juridik është e thjeshtë sepse ka ndodhur vetëm një pezullim nga grupi parlamentar. Ajo çfarë ka ndodhur më 9 shtator ishte një ndarje finale midis PD dhe zotit Sali Berisha dhe arsyeja është fakti që u shpall "non grata" nga SHBA. Këtu gjenden të gjitha arsyet e ngjarjeve që kanë ndodhur deri më sot.
Por a është kjo një ndarje më dysh e PD?
Alibeaj tha se asnjeri nuk do pranonte këtë. Alibeaj tha se nëse një demokrat do duhej të zgjidhte nëse do të qëndronte në krah të Amerikës, apo në krah të liderit historik, tashmë të shpallur "non grata" padyshim që do të zgjidhtë mbështetjen e Amerikës.
Alibeaj: Nuk ka për të ndodhur një ndarje, por meriton të bëhet një analizë. Duke bërë një analizë, duke analizuar ngjarjen nxjerr dhe pasojën. Një PD është ajo që përbëhet nga struktura e vet, baza e së cilës është trigon, realisht nëse është një strukturë solide e shëndoshë apo jo. Përtej kësaj edhe duke parë edhe pjesën e simpatizantëve. Parë nga këndvështrimi i demokratit nuk ka asnjë lloj lëkundje në atë që është thelbi. Po ta pyesësh sot një demokrat dhe ta vësh para dilemën do qëndrosh në krah të SHBA si një aleat strategjik apo mendon se duhet të qëndrosh përkrah liderit historik Sali Berisha i cili në 2013 dha dorëheqjen, ka marrë një faturë personale të tij por nga SHBA i është bërë i ditur që SHBA nuk negocion me një "non grata, përballë kësaj dileme përgjigjja e çdo demokrati do ishte mbështes qëndrimin me amerikanët në krah.
Ai shtoi se 9 shtatori nuk duhet harruar asnjëherë dhe ajo që duhet ta quajmë krizë sipas tij ishte midis Berishës dhe SHBA.
