Referendumi, mbyllet votimi në disa qytete të Shqipërisë
Ështëmbyllur zyrtarisht procesi i votimit në referendumin e thirrur nga Kuvendi i 11 dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës. Komisioni i Organizimit të Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale vendosi të shtyjë oraret e votimit deri në orën 18:00.
Në bashkinë Librazhd
Numri i votueseve 751 anëtarë.
Morën pjese në votim 444
Pjesëmarrja 59%
Vota pro shkarkimit të Bashës 438
Kundër 2 ndërsa të pavlefshme kanë dalë 4.
Votimi është mbyllur edhe në Berat ku kanë votuar 524 anëtarë nga 1943. 512 anëtarë kanë votuar "pro" largimit të Bashës, 9 kanë votuar kundër dhe 3 kanë abstenuar.
Mbyllet procesi i votimit në degën e Sarandës, ku në referendum votuan 500 nga 850 anëtarë me të drejtë vote.
Procesi është mbyllur edhe në degën e Delvinës, ku morën pjesë në votim 168 nga 455 anëtarë.
Ora News, bën me dije se votimi është mbyllur në Mallakastër, ku nga 900 antarë, kanë votuar 600, 330.
Po ashtu votimi është mbyllur edhe në dy qendra Fier, ku kanë votuar 1300 anëtarë. Në Patos nga 1100 anëtarë kanë votuar 630.
Në Kukës nga 2 mijë e 84 anëtarë të thirrur ne referendum morën pjesë 839 anëtarë.
Sakaq në Korçë nga 3600 kane votuar mbi 700.
Devoll nga 1860 anëtarë kanë votuar 1000
Pogradec nga 900 anëtarë kanë votuar 510
Maliq nga 1840 anëtarë kanë votuar 1250
Kolonjë nga 700 anëtarë kanë votuar 404 kaë votuar 390 ose 101% e 3
Divjake, nga 365 anëtarë të PD për këtë bashki kanë ushtruar të drejtën e votës për referendum..
Kelcyrë, kanë votuar 202 nga 300 demokratë me të drejtë vote.
Skrapar kanë votuar 117 nga 232 anëtarë të PD. Nga 117 votues, 116 kanë votuar "pro" shkarkimit të Bashës dhe 1 ka votuar kundër.
Në Përmet kanë votuar 255 nga 500 demokratë me të drejtë vote.
Në Dimal, kanë votuar 110 nga 760 anëtarë të PD.
Poliçan, ku kanë votuar 79 nga 228 anëtarë. Nga 79 votues, të 79 kanë votuar "pro" shkarkimit të Bashës.
Procesi ka përfunduar edhe në Selenicë
Nga 564 votuan 257 anëtarë
Nga votat 255 votuan pro shkarkimit, 2 vota kundër.
Procesi i votimit është mbyllur edhe në Lushnje ku kanë votuar gjithsej 758 demokratë.
