Ristani: Pas referendumit merr fund historia e Bashës në krye të PD-së
Arben Ristani i cili, është mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha, tha nga Korça se studentët e universiteteve, punonjësit e Call Center dhe PS-ja ishin ata që mbushën Kuvendin e Bashës.
Sipas tij salla e Pallatit të Kongreseve mban vetëm 2 mijë veta, numër që nuk plotëson kuorumin e nevojshëm për të mbajtur Kuvendin e thirrur nga Basha dhe se me daljen e rezultatit do të mbyllet historia e Bashës në krye të PD
Arben Ristani: Së pari nuk mund ta quajmë Kuvend jo për arsye tjetër, por ai i datës 11 dhjetor anuloi me vendim, vendimin e kryesisë për mbajtjen e atij më datë 18.
Nuk dua të them që salla ishte e mbushur me punonjës Call Center, nuk mund të them që ishte e mbushur me studentë universitetesh dhe nuk dua them që kishte të shtyrë nga PS-ja për ta mbushur atë sallë, pra duke mos i thënë të gjitha këto, ishte një sallë që mban 2 mijë vetë.
Nuk është një kuorum i nevojshëm për të mbajtur atë Kuvend. Në Kuvendin e datës 11 u vendos shkarkimi i Bashës, i kryesisë së PD. Sot u ratifikua vendimi i Kuvendit, duhet të presim rezultatin. Nëse referendumi do ta ketë ratifikuar, mbyllet historia e Bashës në krye të PD. Do kemi një periudhë tranzitore të drejtimit të partisë dhe Kuvendi pasardhës do mblidhet nga marsi. Do fillojë organizimi i partisë nga baza që të riformatohet Kuvendi i ardhshëm.
