Kadilli: PD se sjell në pushtet as Basha e as Berisha. Ndryshimet që duhen bërë
Fatbardh Kadilli në fjalën e tij që ka mbajtur në Kuvendin Kombëtar që po mbahet në Pallatin e Kongreseve është shprehur se PD nuk mund ta sjell as Sali Berisha por as Lulzim Basha.
Ai tha se PD në pushtet mund të vij vetëm me një ekip të ri që ka vizion dhe ide të reja, ndërkohë ka parashtruar tre pika që sipas tij mund të vij ndryshimi.
Fatbardh Kadilli: PD nuk mund ta sjell në pushtet as Basha e as Berisha. PD mund ta sjellë në pushtet vetëm një ekip i ri që ka ide të reja dhe vizion. Ky ndryshim mund të vij vetëm nëse ne garantojmë:
1-Largimin e kryetarit humbës nga drejtimi i partisë.
2-Votën e anëtarësisë për të gjithë vendimet e rëndësishëm përfshirë zgjedhjen e kandidatëve.
3-Krijimin e një administrate të paanshme që administron partinë. Unë i propozova këto ndryshime por ju i injoruat.
Unë i propozova këto ndryshime që më 26 prill, por ju i injoruat. I propozova sërisht gjatë garës për kryetar, por ju i injoruat. I propozova prapë pasi humba në një garë të shëmtuar, por ju prapë i injoruat. Sot këto ndryshime nuk janë thjesht një zgjedhje, ato tani janë domosdoshmëri si e vetmja mundësi që PD të shpëtojë. Përqafoni ndryshimin që të shpëtoni PD! Që Nesër të ndiheni krenar.
