Noka: Pas shpalljes së rezultatit do të zbatojmë verdiktin e demokratëve. Në Kuvend kishte punonjës “Call Center-ash”
Ndërsa procesi i votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës me referendum po shkon drejt mbylljes, në një dalje Flamur Noka në një dalje për mediat tha se pas shpalljes së rezultatit të votimit, do të zbatohet verdikti i demokratëve.
“Pas shpalljes së rezultatit do zbatojmë verditikin e demokratëve. Kuvendi i 11 Dhjetorit ka marr një vendim”, tha Noka.
Po ashtu Noka ka dhënë një koment edhe për Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha, ku tha se: “Në një sallë ku ishte dyfishuar podiumi duke eleminuar karriget, në një sallë më 1800 karrige Lul Brava kishte vendosur 5000 delegatë? Kjo është qesharake. Kjo është dhe arsyeja pse demokratët kanë vërshuar lumë për t’u ndarë nga ‘fake politika’”.
Më tej Noka shtoi se në takimin e sotshëm nuk kishte delegatë, por punonjës call centerash, punonjës të kompanive të kunatit të Bashës dhe demokratë. Ai tha se të pranishëm ishin dhe ish-kryetar të bashkive socialiste.
