Ristani nga Korça: Do të ketë votim masiv, janë mbyllur disa dyer, ka anëtarë që i përgjigjen Lul Bravës

Nga Korça, ish-deputeti demokrat Arben Ristani u shpreh se pret që votimi për shkarkimin e Lulzim Bashës të jetë masiv ditën e sotme.

Sipas tij, deri më tani kanë votuar më shumë se sa 50 veta duke shtuar se me këtë fluks dita do të jetë me një vrull votimesh të demokratëve.

Ai theksoi se ka pasur disa dyert të degëve që janë mbyllur nga personat që akoma mbështesin Lulzim Bashën, por votimet janë duke u zhvilluar në

Si pritet të jetë votimi sot në Qark?

Ristani: PD është e angazhuar që në zbatim të vendimeve të Kuvendit të datës 11 të zhvillojë zgjedhjet për konfirmimin e vendimeve të kuvendit për shkarkimin e Bashës. Duke parë angazhimin e degëve pres që votimi të jetë masiv. Por në fakt duke vënë re votimin e deri tanishëm në pak minuta janë mbi 50 anëtarë që kanë votuar. Me këtë fluks dita do të jetë me një vrull votimesh të demokratëve.

Në lidhje me mbylljen e selive?

Ristani: Në lidhje me mbylljen kjo ka në degët e PD aty ku ka edhe pak anëtarë që i përgjigjen ende Lul Bravës, por kemi zgjedhur kinemanë e qytetit dhe nuk kemi probleme me votimin.

Salianji ka thënë që nuk do hapen dyert e selive.

Ristani: Ky i Lozhanit mo? Shiko vërtet disa prototipa që janë bashkuar Lul Bravës, por janë të pallogaritshëm.